Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ish-kryeministri grek Kostas Simitis ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

Ish-kryeministri grek Kostas Simitis ndërron jetë në moshën 88-vjeçare

Ish-kryeministri grek Kostas Simitis ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, raportuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu.

Simitis ka vdekur në shtëpinë e tij verore në qytetin jugperëndimor Agioi Theodoroi, me gjasë në gjumë, tha një transmetues publik, duke cituar burime lokale të shërbimeve shëndetësore dhe emergjente.

Por në përputhje me protokollin, një autopsi do të kryhet në Athinë, njoftohet më tej.

Simitis, një nga themeluesit e partisë socialdemokrate PASOK, një nga partitë kryesore që u shfaq pas përmbysjes së juntës ushtarake të Greqisë në 1974, shërbeu si ministër i bujqësisë, ekonomisë kombëtare, arsimit dhe industrisë në kabinete të ndryshme.

Në vitin 1996, ai mori drejtimin e PASOK-ut dhe drejtoi vendin si kryeministër deri në vitin 2004.

Gjatë mandatit të tij u shënua një afrim në marrëdhëniet turko-greke pas krizës në Kardak (Imia) në janar 1996 që i solli dy aleatët e NATO-s në prag të një konflikti të armatosur.

Exit mobile version