Një lajm ka tronditur ditën e sotme mediet britanike, të cilat shkruanin se një nga kryeministrat më të respektuar të vendit, po te ishte gjalle do te ngarkohej me akuza për pedofili dhe perdhunim.
Sipas një hetimi te botuar ne te gjitha mediat britanike, policia kishte arsye të mjaftueshme për të marrur ne pyetje ish-kryeministrin Sir Edward Heath mbi akuzat se kishte përdhunuar dhe sulmuar disa djem te mitur.
Policia e Wiltshire tha kryeministrit konservator ishte akuzuar shtatë herë nga 7 djem të ndryshëm nga viti 1956 deri në vitin 1992.
Viktimat që e akuzonin për abuzim seksual ishin kryesisht të moshës 10 vjeçare.
Investigimi i kohëve të fundit synon të zbulojë nëse kishte mjaftueshëm prova për ta shpallur Sir Edward Heath fajtor. /MESAZHI/