Ish-kardinali i Kishës Katolike Romake, Theodore McCarrick do të shfaqet të enjten në një gjykatë të Masaçusetsit, në Shtetet e Bashkuara, pas akuzave të ngritura ndaj tij në fund të muajit të kaluar për ngacmimin seksual të një 16-vjeçari.
Episodi në fjalë ka ndodhur gjatë një ceremonie martesore në vitin 1974, në Masaçusets.
Dokumentet e dorëzuara në gjykatën tregojnë se ish-kardinali, aktualisht 91-vjeç, përballet me tre akuza për sjellje të pahijshme dhe agresion ndaj personit.
Viktima e ngacmimit u tha hetuesve se ish-kardinali, një mik i familjes së tij, kishte filluar të abuzonte me të kur ishte ende adoleshent dhe se i kishte kryer abuzimet në të paktën 4 raste, në evente të mbajtura përveçse në Masaçusets edhe në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kaliforni. /euronews