Ish drejtuesit e UÇK-së: Pushtetarët humbën mundësinë për formimin e FAK-ut

Forca e Sigurisë së Kosovës të premten ka shënuar 8 vjetorin e themelimit të saj. Kjo forcë e cila ka 2500 trupa ende mbetet pengë e një vendimi politikë për tu bërë ushtri.

Ish-udhëheqësit e UÇK-së tani deputetë të Kuvendit të Kosovës, vlerësojnë se mundësia për ta formuar ushtrinë është humbur vite më parë, madje që kur është themeluar FSK.

Tani problem paraqet Lista Serbe pa votën e së cilës në Kuvend nuk mund të bëhen ndryshimet Kushtetuese që Kosova ta formojë ushtrinë, shkruan lajmi.net.

Nuredin Ibishi ish-ushtarë i UÇK-së, tani deputet i LDK-së, ka thënë se mundësia për formimin e ushtrisë së Kosovës është humbur nga legjislatura e kaluar.

“Ka pas mundësi që ushtria të formohet nga legjislatura e kaluar, por nuk pati një koncensues politikë dhe tash ka mbet peng edhe për shkak të refuzimit të Listës Serbe e cila dirigjohet nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Ibishi për lajmi.net.

Fajtorë për mos themelimin e Ushtrisë së Kosovës pushtetin e kaluar edhe këtë aktual e bënë edhe Rexhep Selimi deputet i Vetëvendosjes dhe njëri nga luftëtarët e parë të UÇK-së që doli në skenën publike në vitin 1998.

Ai për lajmi.net ka thënë se mundësia e formimit të FAK-ut, ka qenë kur është themeluar FSK, por i njëjti pushtet që është edhe tash ka humbur këtë mundësi.

“I njëjti pushtet që është sot ka qenë edhe atëherë dhe ka humbur këtë shansë duke e përafruar datën e shndërrimit të FSK-së në ushtri, por edhe duke e larguar”.

“Tash është shumë më larg për shkak se në mes është futur edhe roli i Listës Serbe e cila, ka të drejtat e saja kushtetuese, si të drejta të padrejta që ta pengojë vendimin e formimit të Ushtrisë së Kosovës”, është shprehur Selimi.

rexhep-selimi-deputet-i-vv-se

Por për Rexhep Selimin dhe Nuredin Ibishin që janë edhe anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ende ka mundësi që Kosova ta formojë ushtrinë e saj pa votën e Listës Serbe.

Ata vlerësojnë se kjo duhet të behet duke ndryshuar ligjin për FSK-në.

“Zyrtar shtetëror nuk kanë nevojë ta quajnë FSK-në ushtri, por duhet të bëjnë ushtri. FSK-ja e sotme  do të mund të ishe më e pajisur, do të mund të kishte numër më të madh , do të mund të ishte më e armatosur dhe do të duhej të kishte rol në gjithë territorin e Kosovës gjë që nuk ja ndalon Kushtetuta e Kosovës”.

“Ajo çfarë mund të bëjë tani pa ndryshime Kushtetuese Qeveria e Kosovës është që  të ngelet vetëm ndryshimi I emrit  në një rrethanë tjetër politike, gjë që nuk po bon Qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Selimi për lajmi.net.

Edhe Nuredin Ibishi vlerëson  se tani për tani formimi i ushtrisë mund të bëhet duke bërë ndryshimin e ligjit për FSK-në në kuadër të rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë në Kosovë.

Nuredin Ibishi

Ai ka thënë se tani për tani nuk mund të bëhet një transformim i mirëfilltë, por në mënyrë bazike.

“Në këtë situate kur jemi peng i mos ndryshimit të Listës Serbe, ne nuk mund ta bëjmë ndryshimin  apo transformim e mirëfilltë,  por në mënyrë bazike do ta bëjnë nga aspekti praktik që ligji që ka përgatitur Qeveria ta miratojmë në Kuvend me shumicën e thjeshtë”.

“Tash për tash çfarë mund të bëjmë është që ta ndryshojmë dhe plotësojmë  ligjin për FSK-në që rrjedha 10 vjeçare e zhvillimit  të e FSK-së,qoftë në personel në efektiva , kapacitete të veta ngritjes së zhvillimit dhe rritjes së buxhetit. Kjo nënkupton që forcat aktive do të rriten nga 2500  deri në fund të 10 vjeçarit të rriten në 5000 dhe ato rezervë nga 400 në 300 mijë.”, është shprehur Ibishi për lajmi.net.

Ndryshe formimi i FAK-ut është premtuar që do të ndodhë që disa vite rresht nga zyrtarë shtetëror të Kosovës.