Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa i njohur si Remi, vazhdimisht ka qenë pro një koalicioni në mes PDK-së dhe LDK-së. Madje, ai edhe në vitin 2014, shumë kohë para se të arrihej koalicioni në mes këtyre dy partive, kishte deklaruar se këto dy parti do të qeverisin së bashku me vendin.
Mustafa edhe tash është pro një koalicioni të tillë, por kësaj radhe kërkon që kjo të bëhet një zgjidhje pa ndikimin e të huajve.
Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ideja e marrëveshjes politike do të prodhonte zgjidhje, por zgjidhja do të mund të bëhej edhe pa koalicion./insajderi/
“Zgjidhje..,të pavarur nga të huajt. Marrëveshje politike-strategjike PDK-LDK. Këshillë dinjitoze si përherë nga Miku i sprovuar i Kosovës. Kosova duhet bërë zgjidhjet nga brenda, të pavarur nga të huajt dhe entitetet që na rrethojnë (Bosnja, Serbia, Turqia)”, ka shkruar Mustafa.
“Ideja e marrëveshjeve politike, ofron zgjidhje (jo domosdo koalicion)mbase do të funksiononte më mirë. Unë mbetem ithtarë i marrëveshjes politiko-strategjike mes PDK e LDK me garanca të qëndrueshme dhe kredibile”, ka përfunduar, Krasniqi./Mesazhi/