Ish-CEO e YouTube ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare

Kur u themelua, Google operoi nga një garazh që Wojcicki e kishte lëshuar me qera për Larry Page dhe Sergey Brin të cilët e përdornin si një zyrë.

Susan Wojcicki, e cila shërbeu si CEO e YouTube për pothuajse një dekadë derisa hoqi dorë vitin e kaluar, vdiq në moshën 56-vjeçare. Bashkëshorti i saj Dennis Troper ndau lajmet në Facebook duke zbuluar se Wojcicki kishte jetuar dy vite me kancer të mushkërive.

Kur u themelua, Google operoi nga një garazh që Wojcicki e kishte lëshuar me qera për Larry Page dhe Sergey Brin të cilët e përdornin si një zyrë.

Ajo u bë menaxherja e parë e marketingut e kompanisë, bashkëkrijoi Google Image Search dhe ishte menaxherja e parë e produktit e Google AdSense.

Wojcicki gjithashtu udhëhoqi përpjekjet e Google në industrinë videove dhe ishte një prej atyre që inkurajoi kompaninë të blinte YouTube në 2006, një vit pasi platforma e shpërndarjes së videove debutoi.

Në 2014-ën u emërua CEO e YouTube, platformë e cila zuri një rëndësi të veçantë për Google nën udhëheqjen e saj. Për vitin fiskal 2022, kur edhe u tërhoq si CEO e kompanisë, reklamat në YouTube sollën 29.24 miliardë dollarë të ardhurat ose 10 përqind të fitimeve totale të kompanisë.