sh-agjenti i CIA-s, John Nixon, i cili ka qenë personi i parë që mori në pyetje liderin e përmbysur të Irakut, Saddam Hussein, pas shumë vitesh rrëfehet për gabimin e bërë.
Nixon, ka thënë se pas marrjes në pyetje për më shumë se 2 muaj të ish-liderit të përmbysur irakian, Saddam Hussein, kanë mundur të kuptojnë se në këtë vend nuk kishte armë kimike.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në Institutin Brookings me qendër në Washington, ku prezantoi librin e tij me titull “Marrja në pyetje e Presidentit” (Debriefing the President).
Ai ka thënë se në Irak ka shkuar 8 muaj pas pushtimit të këtij vendi dhe ka theksuar se para se të bëhej anëtarë i CIA-s ai ka punuar në Universitetin Georgetown, ku ka bërë shumë studime për Saddam Hussein-in.
Qarkullojnë shumë mite në lidhje me Saddamin se ai përdorë dublorë, ka thënë Nixon dhe më pas ka shtuar se ka studiuar shumë foto dhe video të ish-liderit irakian.
Ndërsa duke thënë se sapo hyri në dhomën ku ishte Saddam Hussein e njohu menjëherë nga mimika në fytyrë se nuk bëhet fjalë për dublor, Nixon shtoi se me atë kanë biseduar gjatë në lidhje me armët për shkatërrim në masë.
“Kam biseduar 2 muaj me të dhe sa herë që tema vinte tek armët e shkatërrimit në masë, dilja në një përfundim; Në Irak nuk kishte armë të shkatërrimit në masë. Qeveria irakiane nuk kishte një program për zhvillimin e armëve kimike apo nukleare. Në njëjtën kohë Saddami nuk kishte ndonjë planë të tillë për të ardhmen”, deklaroi ish-agjenti i CIA-s.
Ndërsa duke thënë se kundërshtimi i Saddamit ndaj inspektorëve të OKB-së ishte mëse i dukshëm, Nixon shton se ai nuk i pranonte për shkak se besonte që në ekipet e tyre mund të vinin shumë punonjës të shërbimeve sekrete.
“Duke lënë mënjanë cenimin territorial, Saddami druhej hyrjes së shërbimeve informative të huaja në vend për të zbuluar kapacitetet ushtarake dhe armatimet, si dhe vendet e tyre. Ajo që është më e rëndësishmja ai druhej se anëtarët e shërbimeve që mund të vinin si të maskuar përmes OKB-së mund të zbulonin pikat e dobëta. Mendoj që kjo gjë është tjetër dhe nuk ka të bëjë me frikën për praninë e armëve të shkatërrimit në masë”, deklaroi Nixon.
Saddami edhe pse e dinte që do të varej, ishte shumë i qetë, thotë Nixon dhe më pas shton: ”Ai ishte një nga liderët më karizmatik që kam takuar ndonjëherë.”
Agjenti në pension, thotë se Saddami i ka folur për Irakun e mëvonshëm duke thënë se do të formohet një qeveri e re dhe se SHBA-ja do të jetë e pasuksesshme në Irak.