Isa Mustafa kërkon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga të gjitha pozitat në LDK

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë kërkesë drejt anëtareve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për të votuar shkarkimin e kryeparlamentares Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike,

Në letrën e Isa Mustafës drejtuar anëtareve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, propozohet që Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së partisë si dhe anëtares së kryesisë së kësaj partie. Propozim ky i cili pritet që të votohet ose kundërshtohet nga ana e anëtareve të Këshillit të LDK-së.

“Zëri”, ka siguruar letrën e plotë që Mustafa e ka adresuar tek anëtaret e këshillit të partisë që ai udhëheq.

Në vend të Vjosa Osmanit në këto pozita të cilat drejtonte deri tani ajo, e ka vendosur kryeministrin Avdullah Hoti.

Arsyeja e kësaj kërkesë të Mustafes vjen pas votës së kryeparlamentares Vjosa Osmani kundër formimit të Qeverisë Hoti me 3 qershor 2020.