Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani thotë se vd’ekja e Sinwar do të forcojë shpirtin e rezistencës

Irani thotë se vd’ekja e Sinwar do të forcojë shpirtin e rezistencës

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se momentet e fundit të shefit të Hamasit, Yahya Sinwar do të jenë një model për rezistencën ndaj Izraelit.

“Kur muslimanët të shohin dëshmorin Sinwar duke qëndruar në fushën e betejës – me veshje luftarake dhe jashtë në natyrë, jo në një strehë, përballë armikut – shpirti i rezistencës do të forcohet”, shkroi misioni në një postim në X.

“Ai do të bëhet një model për të rinjtë dhe fëmijët që do të çojnë përpara rrugën e tij drejt çlirimit të Palestinës”, tha misioni.

“Për sa kohë të ekzistojë okupimi dhe agresioni, rezistenca do të zgjasë, sepse dëshmori mbetet i gjallë dhe burim frymëzimi”, shtoi postimi.

Exit mobile version