Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, është zotuar sërish se vendi i tij do t’i përgjigjet vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.
“Reagimi i Iranit ndaj sulmit terrorist izraelit në Teheran është përfundimtar dhe do të matet dhe llogaritet mirë,” shkroi Araghchi në X. “Ne nuk kemi frikë nga përshkallëzimi, por nuk po e kërkojmë atë – ndryshe nga Izraeli”.
Ministri tha se këtë e bëri në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani.