“Irani nuk dëshiron tensione të reja në rajon”

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani tha se shteti i tij nuk dëshiron tensione të reja në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Presidenca e Iranit thuhet se presidenti Ruhani ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ruhani duke mos folur për sulmet e Izraelit në Siri tha: “Në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë tensione të reja në rajon”.

Ai tha se tërheqja e presidentit të SHBA-ve Donald Trump nga marrëveshja bërthamore është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ruhani në bisedën me kancelaren Merkel paralajmëroi se ky vendim do të ketë pasoja të padëshirueshme dhe dëme në arenën ndërkombëtare.

Ruhani ka kërkuar nga shtetet e Evropës që sa më parë që të jetë e mundshme të tregojnë në mënyrë të qartë dhe të saktë se si do të garantohen interesat e Iranit pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore.