Zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Kejvan Husrevi njoftoi se hapësira ajrore e Iranit është mbyllur për Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë së studentëve në Iran ISNA, Husrevi ka thënë se “Irani me kërkesën e qeverisë qendrore të Irakut ka mbyllur hapësirën ajrore të saj për Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut”.
“Janë ndalur fluturimet nga Irani në qytetet Sulejmanije dhe Erbil dhe në të njëjtën kohë ato nga hapësira ajrore jonë në drejtim të rajonit të Kurdistanit në Irak. Në rast të mbajtjes së referendumit do të mbyllen edhe kufijtë tokësorë”, ka thënë Husrevi.
Më tej theksohet se qeveria qendrore e Irakut ka kërkuar nga Irani që t’i mbyllë kufijtë për Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut.