Një tërmet me magnitudë 5,4 ka ndodhur në provincën Kerman në juglindje të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, tërmeti me magnitudë 5,4, epiqendra e të cilit ishte në rrethin Raver të provincës Kerman, u regjistrua në orën 17:37 me orën lokale.
Njoftohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.
Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë për viktima të mundshme ose dëme materiale. /aa