Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif, e ka quajtur “bari gënjeshtar” kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka pretenduar se “Izraeli po punon për një program të fshehtë për prodhimin e armëve bërthamore”, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Bariu gënjeshtar (Netanyahu) pretendimet e tij i shpalosi disa ditë para 12 majit”, ka shkruar Zarif në rrjetin social Twitter.
Duke theksuar se presidenti amerikan Donald Trump po vazhdon akuzat e vjetra për të shfuqizuar marrëveshjen bërthamore, Zarif është shprehur se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike më parë i ka hulumtuar këto pretendime.
Ndryshe, kryeministri izraelit Netanyahu dje pretendoi se inteligjenca izraelite ka arritur në dëshmi se Irani po punon për një program të fshehtë për prodhimin e armëve bërthamore. Ai pophoi se inteligjenca e Izraelit ka arritur në “55 mijë faqe informata të fshehta në 183 CD në lidhje me programin bërthamor të Iranit”.
Ndërkaq, Trump ka shprehur dëshirën për tërheqje nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Vendimi përfundimtar i Trumpit në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar në mes të Iranit dhe shteteve P5+1 (SHBA, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Gjermania) pritet të shpallet më 12 maj.