Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Irani e kërcënon Amerikën se do t’i shkatërrojë bazat ushtarake në rajon

Irani e kërcënon Amerikën se do t’i shkatërrojë bazat ushtarake në rajon

Irani i ka paralajmëruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos e emërojnë grup terrorist Gardën Revolucionare të Iranit.

Madje, Irani ka shkuar edhe më larg duke thënë se bazat ushtarake rajonale të SHBA-së do të vihen në rrezik nëse kjo e fundit vendosë sanksione ndaj Republikës Islamike.

“Siç edhe kemi njoftuar në të kaluarën, nëse miratohet ligji i ri i Amerikës për sanksione të reja, atëherë këtij vendi do t’i duhet t’i zhvendosë bazat e veta ushtarake jashtë diapazonit 2.000km të raketave iraniane”, ka thënë komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammad Ali Jafari, raportojnë mediat lokale.

Presidenti Donald Trump do të njoftojnë për reagimet e reja të SHBA-së ndaj testeve raketore të Iranit, përkrahjes së “terrorizmit” dhe operacioneve kibernetike, në kuadër të strategjisë së tij të re për Iranin, njoftoi të premten Shtëpia e Bardhë.

“Nëse është i vërtetë lajmi për budallallëkun e qeverisë amerikane se ajo do ta konsiderojë Gardën Revolucionare si grup terrorist, atëherë Garda Revolucionare do ta konsiderojë ushtrinë amerikane si Shteti Islamik (ISIS) në gjithë botën, veçanërisht në Lindje të Mesme”, ka shtuar ai./Mesazhi/

Exit mobile version