Irani drejt një marrëveshjeje me SHBA-në

Ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve jo të drejtpërdrejta midis Iranit dhe SHBA-së, që u zhvillua në Oman më 12 prill 2025. Ministria e Jashtme iraniane njoftoi se raundi i dytë do të mbahet javën e ardhshme.
Bisedimet u zhvilluan në prani të ministrit të jashtëm të Omanit, Badr al-Busaidi, i cili i përshkroi ato si “miqësore”. Këto negociata vijnë në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme që nga viti 2023, përfshirë luftën në Gaza, përplasjet mes Iranit dhe Izraelit, si dhe sulmet e Houthive në Detin e Kuq.
Irani ka theksuar se negociatat kanë të bëjnë vetëm me çështjen bërthamore dhe ka refuzuar të negociojë për programin e tij të raketave apo kapacitetet mbrojtëse. Sipas Iranit, programi bërthamor ka vetëm qëllime civile, ndonëse vendet perëndimore dyshojnë se Irani synon të prodhojë armë bërthamore.
Në një kohë që propagandohej se Irani do luftonte dhe do çlironte Palestinën po shohim se ai po futet një një hulli tjetër.
Në fakt kjo është arritje për Iranin dhe politikat e tij, nëse Irani arrin të rikthejë marrëveshjen e disa viteve më parë të nënshkruar me presidentin Obama, duke zhvilluar programin e saj bërthamor dhe duke hequr sanksionet perëndimore ndaj, automatikisht kthehet në superfuqi rajonale. Atëherë vendet arabe do të ngelen vetëm përballë Izraelit dhe të shkojnë të gjithë në marrëveshje me të.

Nga: Behar Kaçeli