Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Irani dhe Hezbollahu mund të tentojnë vr’asjen e zyrtarëve të lartë iz’raelitë”

“Irani dhe Hezbollahu mund të tentojnë vr’asjen e zyrtarëve të lartë iz’raelitë”

Irani dhe Hezbollahu mund të tentojnë vrasjen e zyrtarëve të lartë izraelitë, sipas medias izraelite, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në gazetën Yediot Aharonot, pretendimi se Irani dhe Hezbollahu mund të tentojnë vrasjen e zyrtarëve të lartë izraelitë erdhi në rendin e ditës në Kabinetin e Sigurisë së Izraelit i cili u mblodh dje.

Në takimin e Kabinetit të Sigurisë u diskutua kundërpërgjigja e mundshme e Iranit dhe Hezbohallahut ndaj vrasjeve të kryera më 30 korrik në Bejrut, kryeqyteti i Libanit, dhe më 31 korrik në Teheran, kryeqyteti i Iranit.

U vlerësua se Irani dhe Hezbollahu si hakmarrje mund të tentojnë të vrasin ministra izraelitë, anëtarë të parlamentit dhe zyrtarë të njësive ushtarake dhe të inteligjencës, në vend që të kryejnë sulme me raketa dhe mjete ajrore pa pilot.

Zyrtarët e lartë të sigurisë paralajmëruan ministrat izraelitë se “Irani dhe Hezbollahu mund të tentojnë një atentat”.

Në sulmin ajror të kryer nga ushtria izraelite në Bejrut më 30 korrik humbi jetën Fuad Shukur, një nga komandantët e lartë të Hezbollahut.

Disa orë pas këtij sulmi, më 31 korrik në Teheran u vra lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh. Ndërsa Irani dhe Hamasi deklaruan se Izraeli qëndronte pas vrasjes së Haniyeh, Teherani njoftoi se do të kundërpërgjigjej ndaj sulmit në fjalë.

Exit mobile version