Iran, shkon në 44 numri i të vdekurve nga përmbytjet

Si pasojë e përmbytjeve në Iran numri i të vdekurve ka shkuar në 44 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryetari i Qendrës për situata të jashtëzakonshme të Iranit, Hamid Riza Hankeh për agjencinë e lajmeve Mehr deklaroi se gjatë përmbytjeve janë lënduar 265 persona.

“Në provincën Fars kanë humbur jetën 21 persona, në Golestan shtatë, Mazandaran pesë, Horoshanin e Veriut tre, Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmed dhe Loristan nga dy, ndërsa Kermanshah, Khuzestan, Hamadan dhe Simnano nga një person”, tha Hankeh.

Për kurim në spitalet e disa zonave janë mbajtur 47 persona.