Iran, rritet në 54 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran pas vdekjes së edhe 11 personave të tjerë është rritur në 54, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour në një konferencë për media deklaroi se numri i të vdekurve nga Covid-19 në mbarë vendin është rritur në 54 dhe se që nga dje e deri më sot janë përcaktuar 385 raste të reja.

Jahanpour tha se sipas vlerësimeve të fundit numri i të vdekurve nga Covid-19 në mbarë vendin është rritur në 54 ndërsa numri i të infektuarve në 978.

Sipas tij, rastet më të shumta të koronavirusit janë regjistruar në kryeqytetin Teheran dhe në rajonet Merkezi, Qom, dhe Gilan.

Pasi tërhoqi vëmendjen për rritjen e rasteve të virusit dhe situatën serioze në të gjitha rajonet, Jahanpour kërkoi nga qytetarët që të mos udhëtojnë dhe të mos shkojnë kryesisht në rajonet Gilan dhe Mazenderan në veri të vendit.

Ai tha se 75 persona të diagnostikuar me koronavirus në të gjithë vendin janë shëruar dhe liruar nga spitali.