Një zyrtar i lartë ushtarak iranian deklaroi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Izraeli, të cilët kanë planifikuar stërvitje ushtarake që përfshijnë goditjen e objekteve bërthamore të Teheranit nëse bisedimet bërthamore dështojnë, do të paguajnë një ‘çmim të rëndë’ për çdo sulm”.
Një zyrtar i lartë ushtarak, i cili u prononcua në kushte anonimiteti për “Nournews” të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po përgatisin planeve për sulme ushtarake kundër Iranit.
Duke vënë në dukje se çdo sulmi do t’i përgjigjen me raketa, zyrtari iranian tha: “Të lejosh komandantët ushtarakë të testojnë raketat iraniane me objektiva realë do të bëjë që sulmuesit të paguajnë një çmim të rëndë.”
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij izraelit Benny Gantz u takuan në Uashington në 9 dhjetor. Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar të lartë amerikan, i cili u prononcua në kushte anonimiteti, tha se të dy ministrat diskutuan planet për stërvitje ushtarake, përfshirë edhe goditjen e objekteve bërthamore të Teheranit, nëse bisedimet bërthamore me Iranin dështojnë.
Duke folur për shtypin pas takimit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Austin tha se ata janë “gati edhe për opsione të tjera përveç diplomacisë” nëse bisedimet e vazhdueshme me Iranin dështojnë.
Bisedimet, të cilat u fokusuan në sigurimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshje, u mbajtën më 29 nëntor në Vjenë të Austrisë, pas një pauze gati pesë mujore, me përfaqësues të lartë nga Rusia, Kina, Gjermania, Franca, Britania dhe Irani, të kryesuar nga Enrique Mora, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm dhe Drejtor Politik i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë të Bashkimit Evropian.
Bisedimet rifilluan më 9 dhjetor dhe më pas u pezulluan për rreth një javë për shkak të pamundësisë së palëve për të arritur një marrëveshje.
Diplomatët iranianë dhe evropianë thanë se bisedimet e fundit ishin më pozitive se javën e kaluar. /trt