Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Iran, kandidati reformist Pezeshkian kryeson në zgjedhjet presidenciale

Iran, kandidati reformist Pezeshkian kryeson në zgjedhjet presidenciale

Masoud Pezeshkian

Kandidati reformist Masoud Pezeshkian po kryeson në zgjedhjet e parakohshme të Iranit të mbajtura pasi presidenti i ndjerë Ebrahim Raisi humbi jetën në një aksident me helikopter muajin e kaluar, transmeton Anadolu.

Pezeshkian ka tubuar 42,3 për qind të votave, sipas një zëdhënësi të selisë zgjedhore të vendit, i cili tha se kandidati Saeed Jalili është i dyti në garën e katër kandidatëve me 39,5 për qind, me mbi 14 milionë vota të numëruara që nga hapja e kutive të votimit në mesnatë.

Dy kandidatët e tjerë janë Mohammad-Bagher Ghalibaf dhe Mostafa Pourmohammadi.

Që një kandidat të zgjidhet në raundin e parë, duhet të marrë më shumë se 50 për qind të votave.

Nëse asnjë kandidat nuk e kalon këtë prag në raundin e parë, një balotazh do të mbahet më 5 korrik.

Exit mobile version