Ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad është regjistruar si kandidat në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 qershor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ahmadinejad, kandidatura e të cilit ka qenë një çështje debati në vend për një kohë të gjatë, erdhi në zyrën e regjistrimit në Ministrinë e Brendshme në Teheran dhe bëri kërkesë për kandidaturën e tij.
Në fjalimin e tij pas regjistrimit, Ahmadinejad tha se nëse kandidaturës së tij i vihet veto nga Këshilli Kushtetues i Mbrojtësve (AKK), ai nuk do t’i pranojë zgjedhjet, nuk do të votojë dhe nuk do të mbështesë askënd.
Duke treguar që vendi po kalon kushte të vështira ekonomike, politike, kulturore, sociale dhe të sigurisë, Ahmadinejad tha se nëse kandidatura e tij refuzohet, ai nuk është në favor të demonstratave dhe dhunës.
“E drejta e njerëzve për të zgjedhur duhet të njihet zyrtarisht plotësisht. Unë jam kundër refuzimit të kandidatëve të mbështetur nga populli, dhe kjo është kundër Kushtetutës. Ata që hedhin hapa në këtë drejtim do të japin llogari në të ardhmen”, tha Ahmadinejad.
Procesi i aplikimit për kandidim, i cili filloi dje për zgjedhjet presidenciale të mandatit të 13-të që do të mbahen në Iran më 18 qershor, do të vazhdojë deri më 15 maj. /aa