Forcat irakiane kanë hyrë në qytetin e Kirkukut duke marrë kontrollin e selisë së këshillit provincial.
Mësohet se forcat irakiane kanë hequr flamurin kurd që është ngritur në ndërtesën e guvernatorit në muajin prill, pranë një flamuri irakian, ndërsa tashme valëvit vetëm flamuri i Irakut.
Përleshjet midis forcave irakiane dhe kurde kanë nisur mëngjesin e së hënës.
Ushtria irakiane sulmoi Kirkukun tre javë pasi Kurdistanit ka mbajtur një referendum për pavarësi, teksa synon të rimarrë zonat që i kanë nën kontroll kurdët.
Ndërkohë, banorët e zonave të kontrolluara nga kurdët e kanë mbështetur fuqishëm ndarjen nga Iraku, por kryeministri Haider al-Abadi, e ka shpallur referendumin jokushtetues.