Irak, zbulohet qyteti i zhdukur i themeluar nga Aleksandri i Madh (Foto)

Arkeologët në Irak kanë zbuluar një qytet të zhdukur më shumë se 2,000 vjet më parë.

Ky zbulim erdhi me ndihmën e fotografive të dronëve dhe imazheve të zbulimit të deklasifikuar.

Qyteti Qalatga Darband, që besohet të jetë themeluar në vitin 331 p.e.r  nga Aleksandri i Madh, u zbulua nga një ekip arkeologësh irakianë dhe britanikë të udhëhequr nga ekspertë të Muzeut Britanik.

Kjo zonë dyshohej si zonë e pasur arkeologjike që pas lëshimit të fotografive satelitore të CIA-s në vitin 1960, të cilat u shfaqën për të treguar skemën e rrënojave.

Në këto zona janë gjetur monedhat greke, dhe statuja greko-romake.

Stafi i Muzeut Britanik i ka trajnuar ekspertë të trashëgimisë së Irakut nga fonde të financuara nga qeveria, për të ndihmuar arkeologët të mbrojnë vendet me rëndësi historike në zonat e Lindjes së Mesme të cilat janë ndikuar rëndë nga konflikti.

Shërbimet e trashëgimisë së Irakut janë ndikuar rëndë nga kaosi që u shkaktua pas pushtimit amerikan të Irakut, i cili nisi në vitin 2003.

Në anën tjetër, organizata terroriste Isis ka shkatërruar një numër vendesh historike për qëllime propagande, duke përfshirë pjesë të mëdha të qytetit të lashtë asirian  Nivene dhe Tempullin e Baalshamit në Palmyra.

Në qershor, militantët shkatërruan Xhaminë e Madhe Al-Nuri në Mosul, ku tre vjet më parë udhëheqësi i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi, shpalli veten udhëheqës të organizatës famkeqe. /MESAZHI/

Iraq archaelogists

Image result for Lost city in Iraq founded by Alexander the Great discovered by archaeologists

Image result for Lost city in Iraq founded by Alexander the Great discovered by archaeologists

Image result for Lost city in Iraq founded by Alexander the Great