Irak, të rinjtë në rrugë kundër korrupsionit dhe çmimeve të larta, 7 të vdekur dhe qindra të plagosur gjatë protestave

Të pakët 7 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci në rrugët e Bagdadit, ku mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe korrupsionit në Irak. Midis viktimave – në Bagdad dhe Nassiriya – ka polic dhe fëmijë të vrarë.

Në demonstratat, të cilat u mbajtën në qytete të ndryshme të vendit, në veçanti në rajonet qendrore-jugore, kryesisht morën pjesë të rinj të pa punë dhe studentë të universitetit.

Protestat në Irak i bëjnë jehonë protestave të kohëve të fundit në Liban dhe Egjipt, ku mungesa e vendeve të punës dhe qasja gjithnjë e më e kufizuar në shërbime shëndetësore dhe arsimore kanë bërë që qindra mijëra të rinj pa perspektivë të dilnin në rrugë.

Autoritetet vendosën masën e shtetrrethimit në Bagdad, Nasiriya dhe dy qytete të tjera jugore.

Zona e gjelbër e kryeqytetit Irakian u mbyll si një masë paraprake. Qasja në internet është e bllokuar.

Kryeministri Abdul-Mahdi shprehu keqardhjen e tij për dhunën dhe premtoi të hapë një hetim.

Sipas Bankës Botërore, shkalla e papunësisë midis të rinjve në Irak arrin në 25%.