Irak, rreth tre milionë persona nuk mund të përmbushin nevojat themelore për ushqim

Rreth tre milionë persona nuk mund të përmbushin nevojat e tyre të përditshme themelore për ushqim në Irak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin që e publikoi organizata e OKB-së, Programi Botëror për Ushqim (WEP) mbi situatën humanitare në Irak në vitin 2020, theksoi se përafërsisht tre milionë persona në vend nuk mund të përmbushin nevojat e tyre ditore për ushqim.

Në raport u regjistruan provincat që kanë vështirësi në ofrimin e ushqimit, Mosuli me 20 për qind, më pas Diyala me 15 për qind, Kirkuk me 14 për qind dhe Bagdad me 10 për qind.

Zyrtari i WFP-së për Irakun, Abdurrahma Mihaj, deklaroi se shkalla gjithnjë më e madhe e varfërisë në vend lidhet me situatën ekonomike në Irak.

Mihaj tha se të ardhurat irakiane në masë të konsiderueshme janë ulur si pasojë e rënies së çmimit të naftës në tregun botëror.

Duke theksuar se dinari irakian gjatë muajve të fundit të vitit 2020 humbi vlerën në raport me dollarin amerikan, Mihaj deklaroi se çmimi i disa ushqimeve të importuara themelore është rritur dhe se kjo ka sjellë problem në furnizimin themelor të ushqimit.

Përskaj rezervave të pasura të naftës, Iraku, i cili që nga viti 2014 ka qenë i ekspozuar ndaj luftës civile dhe sulmeve të organizatës terroriste DEASH, është në depresion ekonomik për shkak të jostabilitetit të sigurisë dhe atij politik.

Fakti që nafta është burimi i vetëm i të ardhurave në Irak, me më shumë se 40 milionë banorë, ndërsa rënie serioze e çmimeve të naftës ndikon drejtpërdrejt në të ardhurat e vendit.