Irak, paradë ushtarake për “fitoren ndaj ISIS-it”

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, është mbajtur një paradë ushtarake për shkak të fitores së arritur kundër DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në Bagdad ku gjenden ndërtesat qeveritare, mori pjesë kryeministri i Irakut dhe komandanti i Forcave të Armatosura,Hajdar el-Ibadi, si dhe zyrtarë të tjerë. Në paradë morën pjesë njësitë e ushtrisë, si dhe policia dhe grupet të lidhura me Hashdi Shabi.

Gjithashtu edhe avionët luftarak të Irakut zhvilluan fluturime demonstrative. Ibadi dje në fjalimin e tij kishte njoftuar se kanë arritur fitore kundër DEASH-it. Ndërsa në vend ishte shpallur ditë feste për shkak të fitores në fjalë.