Ballina Lajmet Kosovë IPK rekomandon suspendimin për tre zyrtarë policorë në Ferizaj

IPK rekomandon suspendimin për tre zyrtarë policorë në Ferizaj

Inspektorati Policor i Kosovës pas publikimit të një video në media, ka filluar hetim me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 23.12.2024 në Ferizaj në orët e vona të natës kur policia kishin ndaluar një të dyshuar, i cili nuk ishte ndaluar me veturën e tij dhe policia i ishte vënë në ndjekje.

“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë dhënë rekomandimin për suspendim nga detyra për tre zyrtarë policorë të cilët janë të dyshuar për tejkalim të autorizimeve dhe veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’”, thuhet në njoftim.

IPK-ja thotë se lidhur me këtë rast do të vazhdojnë hetimet nga hetuesit.

Exit mobile version