iPhone X shfaqet në video

iPhone i ri i Apple, modeli X do të lansohet të premten më 3 nëntor, telefoni do të fillojë shitjen me para-porosi këtë të premte më 27 tetor.

Tani iPhone i ri X është shfaqur në një video e ngarkuar në YouTube nga Brooke Peterson, babai i së cilës duket se është një punonjës i Apple.

Duket sikur video u incizua gjatë një vizite në kampusin e Apple, prej nga është marrë një vështrim më i mirë për iPhone e ri të Apple dhe disa nga karakteristikat e tij.

Apple iPhone i ri pritet të jetë telefoni më popullor i Apple deri më tani. Kërkesa për modelin e ri pritet të jetë e lartë dhe mund të përfundojë në furnizim të shkurtuar pas lansimit, sepse kërkesa për të veçse është e madhe.

Apple do të fillojë të marrë para-porosi për X duke filluar nga kjo e premte, më 27 tetor./Mesazhi/

https://www.youtube.com/watch?v=O1EpT41QAOw