Kompania Apple mund të bëjë një rikthim në të lakuarën në dizajn me një iPhone të ri që i përngjan gjeneratës 4.
Një gjë të tillë e ka supozuar analisti Ming Chi Kuo, i informuar mirë në lidhje me strategjitë e kompanisë në Kupertino.
Pajisja mund të ndryshojë pamjen duke u rikthyer në linjat katrore dhe një kornizë anësore metalike, e ngjashme me atë të modelit iPhone 4 i dalë në treg në vitin 2010, transmeton lajmi.net.
Apple ka prezantuar linja më të rrumbullakosura tek iPhone 6, ndërsa linja aktuale është adoptuar nga iPhone X.
Rinovimi i linjës nuk duhet të jetë e vetmja risi: në vitin 2020 një modem 5G gjithashtu do integrohet në smartfonët e radhës, për të vazhduar më tej me kompanitë konkurruese.