iPhone 13 Pro: Më e mira që Apple mund të ofrojë

iPhone 13 Pro është një përditësim solid krahasuar me modelin e vitit të kaluar me ekran më të shpejtë, kamër më cilësore falë zmadhimit optike 3x, jetëgjatësi më e lartë baterie dhe një reduktim i vogël i çmimit.

Smartfoni më i fundit i linjës Pro të iPhone kushton 99 dollarë dollarë, që përfaqëson një ulje prej 50 dollarësh krahasuar me paraardhësin. Qëndron mes iPhone 13 me çmim prej 699 dollarë dhe iPhone 13 Pro Max me çmim prej 1099 dollarë.

Ka të njëjtin dizajn luksoz me kornizë prej çeliku dhe xham të vitit të kaluar, por moduli i kamerës është dukshëm në përmasa më të mëdha ndërsa ekranit ka shkëlqim më të lartë.

“Notch” që strehon teknologjinë Face ID është zvogëluar gjithashtu. Mbase ndryshimi më i madh është tek ekrani Pro Motion i cili ka frekuencë 120Hz, dyfishi e asaj çfarë ofron modeli standard iPhone 13.

Shfletimi dhe animacionet janë më të ëmbla duke rivalizuar në proces edhe ekranet më të mira të Samsung. Në të vërtetë ekranet mbi 60Hz kanë qenë një standard i vendosur prej vitesh nga tabletët e rangut të lartë iPad Pro që prej 2017-ës.

Në 2019-ën OnePlus 7 Pro e solli këtë standard edhe tek smartfonët Android.

Performancë e lartë, jetëgjatësi baterie

iPhone 13 Pro ka procesorin A15 Bionic me përbërje prej katër bërthamave grafike dhe është një prej çipeve më të fuqishme që gjeni në një smartfon.

Kombinuar me ekranin 120Hz, iPhone 13 Pro ngjan dhe duket ndjeshëm më i shpejtë sesa modelet e kaluara iPhone duke ruajtur ritmin e prodhuesve të smartfonëve Android.

Jetëgjatësia e baterisë është e mirë pavarësisht ekranit të ri. Telefoni qëndron për 42 orë mes karikimeve me ekranin e përdorur për 6 orë me radhë.

Qëndrueshmëria

Apple nuk jep parashikime të jetëgjatësisë së baterisë së iPhone 13 Pro, por mund të zëvendësohet për 79 dollarë. Bateritë në smartfonë të ngjashëm mbajnë 80% të kapacitetit të karikimit pas 500 cikleve të plota.

Smartfoni është i riparueshëm ndërsa kostoja jashtë garancisë shkon deri në 500 dollarë përfshirë ekranin. iPhone 13 Pro mori një notë 5 nga iFixit për nga mundësia e riparimit.

98 përqind e metaleve të përdorura nga iPhone 13 Pro kanë në përbërje metale të riciklueshme, 99% tungsten dhe 35% plastikë e riciklueshme.

iOS 15

iPhone 13 Pro vjen me iOS 15, version i cili mund të instalohet në të gjithë smartfonëve Apple që prej iPhone 6S në 2016-ën.

Apple ofron përditësime softueri për smartfonët më shumë sesa asnjë prodhues tjetër. Mund të prisni për 5 vite përditësime softueri dhe përditësime sigurie deri në 7 vite.

Kamera

Ndryshimi i dytë më i madh pas ekranit është sistemi i kamerave. Tre sensor me 12-megapiksel secili janë përmirësuar dukshëm dhe kryejnë funksione të ndryshme nga zmadhimi, tek ultra-wide dhe një sensor kryesor standard. Janë sensorët më të mirë që mund të gjeni në një telefon.

Kamerat ultrawide janë shumë më të shpejta dhe më të ndjeshme ndaj dritës sesa modelet e kaluara. Rezultati janë foto më cilësore, sidomos në dritë të pakët. Fotot portret dhe HDR janë përmirësuar gjithashtu.

Një risi e kamerave është fotografia macro e cila përdor sensorin ultrawide për të prodhuar foto të mprehta të afërta ndaj objekteve deri në 2cm.

Kamera selfie 12-megapiksel performon mirë në dritë të bollshme por vuan në ambiente me pak dritë. Cilësia video është më e mira që gjeni në një smartfon.

Çmimi

iPhone 13 Pro fillon nga 999 dollarë me 128GB memorie, 1099 dollarë me 256GB memorie, 1299 dollarë me 512GB memorie dhe 1499 dollarë për 1TB memorie.

Modeli bazë iPhone 13 kushton 699 dollarë, iPhone 13 Pro Max 1099 dollarë, Galaxy S21 999 dollarë, S21 Ultra 1199 dollarë.

Verdikti

Modeli i kaluar iPhone 12 Pro nuk ofron mjaftueshëm sa për të justifikuar shpenzimin ekstra ndaj iPhone 12-ës që shkëlqente. Me iPhone 13 Pro Apple ka ndryshuar rregullat e lojës.

Në mos mjaftonin kamerave më cilësore, iPhone 13 Pro ka një tjetër as nën mëngë, është ekrani 120Hz që pasi të filloni ta përdorni nuk do të dëshironit të ktheheshit më pas.

Kombinuar me jetëgjatësinë më cilësore të baterisë dhe performancën e lartë, pa harruar përditësimet 5 vjeçare.

Është një smartfon i kushtueshëm por që ja vlen çdo qindarkë të shpenzuar në të. Nëse keni blerë një iPhone 12 vitin e kaluar, atëherë kalimi në iPhone 13 mbetet një aventurë.