Madje kompania ju ka thënë prodhuesve të ndalojnë përkohësisht prodhimin e pjesëve specifike të iPhone 12 mini ndërsa komponentë të tjerë janë dërguar në modelet iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.
Apple do të reduktojë ndjeshëm prodhimin e iPhone 12 mini në 6 muajt e parë të 2021 sipas një raporti të fundit të Nikkei.
Nikkei sugjeron se kompania do të prodhojë 75 milionë njësi në gjashtë muajt e parë të 2021 në një total prej 230 milionë, një rritje me 11.6% krahasuar me iPhone 11.
Një arsye e performancës së dobët të iPhone 12 mini është edhe suksesi i iPhone 11 me jetëgjatësi superiore baterie dhe 100 dollarë më lirë.