Ka pasur raportime të shumta se iPhone 12 mini nuk ka qenë aq popullor me konsumatorët aq sa kompania ka pritur
Gjatë publikimit të raportit financiar të Apple për tre mujorin e parë të 2021, Tim Cook u pyet për shitjet e iPhone 12 dhe cilët modele kanë qenë më popullorët.
Ai konfirmoi se iPhone 12 ishte më popullor ndërsa shitjet e iPhone 12 Pro dhe Pro Max gjithashtu kanë qenë të mira. Por Cook nuk përmendi fare iPhone 12 mini.
Ka pasur raportime të shumta se iPhone 12 mini nuk ka qenë aq popullor me konsumatorët aq sa kompania ka pritur dhe komenti i Cook konfirmon gjithashtu se modeli bazë iPhone 12 ka qenë popullor.
Ende Apple nuk tërhiqet nga planet e iPhone 13 mini që do të debutojë këtë vit ndërsa analisti i mirënjohur i kompanisë Ming-Chi Kuo sugjeron se modeli 5.4-inç do të zhduket në 2022. /PCWorld