Ballina Lajmet Kosovë Ipeshkvia e Kosovës i del në mbrojtje mësueses me shami

Ipeshkvia e Kosovës i del në mbrojtje mësueses me shami

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës, ditë më parë kërkuan përjashtimin nga puna të arsimtares së matematikës Fatmire Bujupit, vetëm pse kjo e fundit bartë shami.

Kjo ngjarje ka hapur debat nëse kjo e fundit ka apo nuk ka të drejtë të japë mësim me shami.Këtë ngjarje e ka komentuar edhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e fillimit të konferencës shkencore Revista “Dituri Islame”, që po organizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Dodë Gjergji duke folur për tolerancën fetare para të pranishmëve, ku ishte edhe kryeministri Isa Mustafa, komentoi rastin e fundit të mësueses nga Malisheva, Fatmire Bujupi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se ndjehet tejet i zemëruar që ka ndodhur ky rast, duke mbrojtur mësuesen me shami në të drejtën për të shprehur besimin e saj edhe para nxënësve.

“Unë do të isha shumë i zemëruar nëse një mësuesi apo një mësueseje të besimit katolik do t’i kërkohej që ta heq kryqin për t’u bërë mësimdhënëse. Shprehi zemërimin tim si shqiptar që një motrës sime i mohohet e drejta të jetë mësuese, vetëm pse bartë shami”, pohuar Gjergji”, ka pohuar ai.

Exit mobile version