Ballina Arritje Teknologji iOS 18.2 sjell një veçori shumë të dobishme në aplikacionin Find My

iOS 18.2 sjell një veçori shumë të dobishme në aplikacionin Find My

Një prej veçorive më të spikatura në sistemin operativ eksperimental është mundësia për të ndarë vendndodhjen e një sendi të humbur i lidhur me rrjetin Find My të Apple me një palë të tretë.

Nëse keni një iPhone që operon me iOS 18 dhe jeni regjistruar në programin e zhvilluesve të Apple, ju mund të shkarkoni dhe instaloni versionin beta të iOS 18.2.

Një prej veçorive më të spikatura në sistemin operativ eksperimental është mundësia për të ndarë vendndodhjen e një sendi të humbur i lidhur me rrjetin Find My të Apple me një palë të tretë.

Përdoruesit e kishin të mundur të dërgonin vendndodhjen e një sendi me njerëzit që janë në listën e kontakteve por Apple thotë se ndryshimi më i fundit vlen në rastet kur keni nevojë për ndihmën e një huaji.

Për shembull nëse keni humbur diçka në një aeroport apo avion, mund të ndani informacionin e sendit me stafin e kompanisë apo personelin e aeroportit.

Kur zgjidhni opsionin “Share Item Location” në aplikacionin Find My, do të keni një opsion për të dërguar lidhjen që tregon vendndodhjen e sendit të humbur. Marrësi i lidhjes mund ta hapë atë në çdo pajisje edhe nëse nuk është një iPhone apo iPad si dhe mund të shikojë e-mail-in ose numrin e telefonit të lidhur me llogarinë tuaj Apple.

Ju mund të shikoni sesa njerëz e kanë vizituar lidhjen dhe kanë një afat skadence që përfundon ose në momentin që merrni objektin ose pas një javë nëse nuk e keni gjetur.

Funksionaliteti aktualisht është në fazë testimi ndërsa do të mbërrijë me versionin final të iOS 18.2.

Exit mobile version