Mjetet që ndihmojnë njerëzit me dëgjimin mund të kushtojnë mijëra dollarë ndërsa AirPods Pro 2 vetëm 250 dollarë.
iOS 18.1 mbërrin zyrtarisht javën e ardhshme duke sjellë softuerin hearing aid në AirPods Pro 2 dhe Apple Intelligence në disa pajisje raportuan WSJ dhe TechCrunch.
Kompania më herët ka lançuar një version beta të përditësimit në fjalë. Sa i përket dy funksionaliteteve në fjalë, Apple njoftoi lançimin e hearing aid në Shtator ndërsa autoritetet shëndetësore Amerikane (FDA) e miratoi menjëherë.
Veçoria përmban një testim ku njerëzit mund të kuptojnë nëse kanë pasur humbje të dëgjimit ose jo. Nëse po, aplikacioni ju sugjeron të kryeni një vizitë tek mjeku.
Gjithashtu përdoruesit mund të shfrytëzojnë kufjet AirPods Pro për ti ndihmuar me dëgjimin. Megjithatë mbajtja e AirPods në vesh ndërsa po bisedoni me dikë tjetër do të duket sikur po injoroni ato.
Mjetet që ndihmojnë njerëzit me dëgjimin mund të kushtojnë mijëra dollarë ndërsa AirPods Pro 2 vetëm 250 dollarë.
Ndërkaq Apple Intelligence është risia e madhe e iOS 18.1. Kompania e prezantoi në WWDC dhe përmban disa funksionaliteti si regjistrimit inteligjent i zërit dhe transkriptim për aplikacionet si Mail, Notes dhe Pages. Gjithashtu përmban mjete shkrimi si kontrolli i gabimeve gramatike.
Në të ardhmen Apple ka premtuar më shumë funksione AI si bashkohen Apple Intelligence.