Funksionalitetet e reja të iOS 15 janë të shumëllojshme siç është aplikacioni i ri i Motit, hartat e përditësuara Apple Maps, një version i përmirësuar FaceTime e shumë të tjera.
Menjëherë pas konferencës virtuale ku Apple prezantoi modelet e reja të iPhone, kompania tha se versioni i ardhshëm i iOS do të jetë i disponueshëm së shpejti.
Përdoruesit e iPhone do të mund të përditësojnë në iOS 15 nga data 20 Shtator. Kompania prezantoi për herë të parë iOS 15 në Qershor në konferencën WWDC.
Ndryshimi më i madh i iOS 15 është një modaliteti i ri “Focus Mode.” Përveç “Dont Disturb” përdoruesit mund të konfigurojnë modalitete të ndryshme ku të përzgjedhin cilat njoftime nga cilat aplikacione duan.
Për shembull përdoruesit mund të krijojnë modalitete pune e pune e gjumi.
Funksionalitetet e reja të iOS 15 janë të shumëllojshme siç është aplikacioni i ri i Motit, hartat e përditësuara Apple Maps, një version i përmirësuar FaceTime e shumë të tjera.
Safari vjen me një pamje të re e cila në fillim u konsiderua kontroverse. Apple ka dëgjuar ankesat e përdoruesve dhe përmirësuar Safari.
Versioni i ri i iOS gjithashtu skanon fotot për tekst. Quajtur Live Text, përdoruesit mund të kopjojnë e ngjisin tekstin e fotove.
Për të shkarkuar iOS 15 duhet të keni të paktën një iPhone 6S ose më të fundit, çdo model iPhone SE dhe iPod Touch. /PCWorld Albanian