Ndërsa jemi në pritje të iOS 15, ja çfarë dimë për versionin më të fundit gjer më sot.
Më 7 Qershor Apple nisi konferencën vjetore të zhvilluesve WWDC, ku do të prezantojë ndër të tjera çfarë e pret iOS vitin e ardhshëm.
Prezantimi global i iOS 15 lëshon një cikël gjatë të cilit përdoruesit e iPhone mësojnë funksionalitete të reja që vinë çdo vit në smartfonët e tyre ndjekur nga debutimi i modeleve të reja gjithashtu.
Ndërsa jemi në pritje të iOS 15, ja çfarë dimë për versionin më të fundit gjer më sot.
Kur është data e debutimit e iOS 15?
Ende nuk ka një datë fikse por Apple zakonisht sjell versionin më të fundit të iOS në Vjeshtë së bashku me debutimin e një iPhone të ri.
Ky eveniment tradicional mbahet në Shtator edhe pse vitin e kaluar kompania e shtyu në Tetor për shkak të pandemisë.
Çfarë pajisjesh funksionojnë me iOS 15?
Më shumë do të mësojmë në Qershor por nuk do të habitemi nëse mësojnë se iPhone 6 dhe 6S mbeten jashtë së bashku me modelet e vjetra.
Aktualisht iOS 14 funksionon me smartfonët që prej iPhone 6S dhe 6S Plus.
Çfarë funksionesh të reja po vinë?
Në Prill Bloomberg raportoi se Apple është duke punuar për të përmirësuar sistemin e njoftimeve dhe përshtatur ato bazuar në statusin e përdoruesit.
Për shembull përdoruesit mund të përshtatin njoftimet për të marrë ato që duan gjatë drejtimit të makinës apo kur janë duke fjetur.
Apple gjithashtu do të përditësojë iMessage për ta bërë më shumë si një rrjet social edhe pse ky projekt është në fazat e para. /PCWorld