iOS 14.6 shteron bateritë e përdoruesve të iPhone

Forumet e Apple janë mbushur me postime nga përdorues të cilët ankohen për konsum të lartë baterie që pas debutimit të iOS 14.6.

Menjëherë pas debutimit të iOS dhe iPadOS 14.6 javën e kaluar, disa përdorues kanë raportuar përmes medias sociale dhe forumeve online se pajisjet e tyre po humbasin jetëgjatësi bateri me shpejtësi.

Forumet e Apple janë mbushur me postime nga përdorues të cilët ankohen për konsum të lartë baterie që pas debutimit të iOS 14.6.

Ankesa e përdoruesve në lidhje me iOS 14.6 vinë pas procesit të kalibrimit të baterisë në iOS 14.5. Funksioni i kalibrimit duhej të ndihmonte përdoruesit të kuptojnë më mirë shëndetin e baterisë së iPhone të tyre.

Deri në këto momente Apple nuk ka pranuar problemin me konsumin e baterisë. Aktualisht kompania po teston iOS 14.7 por është e mundur që të kemi një përditësim iOS 14.6.1 nëse këto probleme aprovohen. /PCWorld