Inzaghi: Kjo humbje dhemb, do të kthehemi më të fortë

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi flet pas humbjes së finales së Superkupës ndaj Milanit.

Inzaghi, e pranon se kjo është një humbje e dhimbshme, por që ka kërkuar nga lojtarët që ta harrojnë këtë paraqitje dhe të shikojnë përpara, të fokusohen në objektivat e radhës së ekipit zikaltër.

“Djelmoshave iu kam thënë se është një humbje që dhemb për mënyrën se si rrodhi loja. Morëm gol me topin në këmbët tona pas 2:0, më pas tek 2:1 duhet ta menaxhonim më mirë situatën. Të humbësh kështu të bën të ndihesh keq, por do të rinisim”, tha fillimisht Inzaghi për televizionin zyrtar të klubit.

Një finale është gjithmonë një finale. E kishim lojën në dorë, duke luajtur mjaft mirë. Na mungonte qëndrueshmëria në minutat finale. I kishim 3-4 raste për ta fituar lojën”, u shpreh Inzaghi.

Kujtojmë se në finalen e Superkupës së Italisë, fitues u shpall skuadra e Milanit e cila mposhti kampionin në fuqi të Italisë, Interin me rezultat 3-2.