Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Inxhinieri i Volkswagen-it në burg, ja cfarë mashtrimi kishte bërë

Inxhinieri i Volkswagen-it në burg, ja cfarë mashtrimi kishte bërë

__________________________________

San Francisko, AA

Gjykata e Qarkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të premten ka dënuar një inxhinier të Volkswagen-it me mbi tre vite burg për rolin e tij në skandalin e mashtrimit me testet e emetimit të gazrave, raporton Anadolu Agency (AA).

James Robert Liang (63) u dënua me 40 muaj burg dhe 200.000 dollarë (rreth 168.000 euro) gjobë për shkak se ndihmoi Volkswagen-in në mashtrimin e testeve të qeverisë të emetimit të gazrave për disa automjete me motorë dizel.

Sean Cox, gjykatësja e Gjykatës së Qarkut në SHBA, shqiptoi dënim më të ashpër prej 36 muajve burg dhe 200.000 dollarë gjobë që kërkuan prokurorët. Liang nga ana tjetër kërkoi lirim me kusht dhe 1.500 orë punë të dobishme shoqërore.

Liang pas vuajtjes së dënimit do të lejohet të kthehet në vendin e tij, Gjermani. Po ashtu, ka të drejtë të ankimojë aktvendimin.

Ky vendim erdhi dy vite pas raportit se Volkswwgen ka shfrytëzuar softuer i cili ka mashtruar në testet për emetimet e gazrave të dëmshme, të cilat bëhen nga Qeveria. Vlerësohet se me këtë softuer ka pasur rreth 500.000 automjete të VW-së dhe Audi-t të cilat janë dërguar në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2015. Bëhet fjalë për mashtrimin më të madh që Komisioni federal ka regjistruar në historinë e tij të gjatë 102 vite.

Exit mobile version