Ishte ushtar i UÇK-së në zonën e Dukagjinit.
Adnan Krasniqi-Cipi, invalid i luftës, iu bashkua edhe TMK-së. Por kur nisi faza e verifikimit të veteranëve që luftuan për Kosovë, Cipi pa të gjitha dallaveret që sipas tij po bëheshin në këto lista.
Provoi në çdo mënyrë t’i mbrojë vlerat e atyre që luftuan ndershëm, por e kotë.
Aq shumë dallavere thotë se pa në lista, sa mori edhe një vendim. Pavarësisht plagëve që mori në këmbë, kohën sa luftoi, e pavarësisht humbjes së shokëve në atë luftë, prej sot Cipi ka vendosur që të heqë dorë nga statusi i veteranit të luftës.
Duke i kërkuar falje të gjitha familjeve të shokëve të vrarë, familjes së vet dhe Kosovës, Adnani ka dhënë disa arsye që sipas tij e shtynë të heqë dorë nga ajo çka bëri për Kosovën.