Internet satelitor i Starlink më shumë se 100 mijë përdorues

Starlink është krijuar për të ofruar shërbim në zona rurale dhe të thella. Sipas një raporti të kompanisë, mëse 90 mijë përdorues ishin në Korrik.

Starlink ka shitur më shumë se 100 mijë pajisje të internetit satelitor kohë përpara se të arrijë mbulimin global. Shefi i SpaceX, Elon Musk, zbuloi statistikën në rrjetin social Twitter ku ai listoi 14 rajone ku shërbimi është aktualisht i disponueshëm.

“Kemi aplikuar për licencë në shumë vende të botës. Shpresojmë që ti shërbejmë botës së shpejti,” shkruante në Twitter.

Aktualisht shërbimi ofrohet në SHBA, Kanada, Britani, Gjermani, Francë, Austri, Holandë, Irlandë, Rumani, Zvicër, Danimarkë, Portugali, Australi dhe Zelandën e Re.

SpaceX lançoi Starlink si fazë testimi në 2020-ën duke ofruar testuesve potencialë një mundësi për të provuar shërbimin për 100 dollarë në muaj. Pajisjet terminuese nuk përfshihen në tarifën mujore. Starlink shet pajisje fundore si modemin dhe antentën për 499 dollarë.

Starlink është krijuar për të ofruar shërbim në zona rurale dhe të thella. Sipas një raporti të kompanisë, mëse 90 mijë përdorues ishin në Korrik.

SpaceX ka hedhur në orbitë 1,800 satelitë ndërsa shpreson ta dërgojë këtë numër në 42 mijë në të ardhmen. /PCWorld Albanian