Interi ka fituar me vështirësi në udhëtim te Young Boysi të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve. I është dashur një gol i minutave shtesë.
Interi mposhti kampionin e Zvicrës, 1:0.
Marko Arnautoviq humbi penalltinë në minutën e 48-të, kurse Marcus Thuram në minutën e 93-të, e realizoi golin e fitores.
Kastriot Imeri luajti te vendësit deri në minutën e 59-të.
Pas tri ndeshjeve, Interi ka shtatë pikë, ndërsa Young Boysi ende nuk ka marrë pikë në fillim të kampanjës.