Skuadra e Interit ka vazhduar me fitore.
Zikaltërit triumfuan në ”Guiseppe Meaza” ndaj Lecces, me rezultat 2-0.
Skuadra e Simone Inzaghit kishte epërsinë që nga pjesa e parë, kur shënoi Yann Bisseck në minutën e 43-të.
Golin e sigurisë e shënoi Nicolo Barella në minutën e 78-të.
Me këtë fitore Interi mbetet lider i Serie A me 44 pikë, katër më shumë se Juventusi.
Në anën tjetër Lecce renditet në vendin e 12-të, me 20 pikë të grumbulluara.