Ballina Sport Futboll Interi shkëputet në tabelë

Interi shkëputet në tabelë

Interi ka fituar 2:0 ndaj Atalantas të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së 29-të dhe është shkëputur në tableë me tri pikë larg Napolit.

Pas fitores në udhëtim, Interi tani prin me 64 pikë, duke lënë pas Napolin që ka 61 pikë.

Atalanta mbetet me 58 pikë në vendin e tretë.

Carlos Augusto shënoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e 54-t. Para se të shënohej goli pati shqetësim në shkallët e tribunave, pasi një tifozi i është dhënë ndihma e shpejtë. Porsa filloi ndeshja, Interi kaloi në epërsi prej një goli.

Ederson i vendësve u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 81-të dhe kjo ia lehtësoi punën Interit.

Lautaro Martinez tre minuta para fundit e vendosi sfidën që u tensionua në fund. Trajneri Gian Piero Gasperini i Atalantas në minutën e 88-të dhe mbrojtësi Alessandro Bastoni i Interit, u ndëshkuan me karton të kuq.

Berat Gjimshiti luajti deri në minutën e 75-të tek Atalanta, ndërsa Kristjan Asllani nuk u aktivizua tek Interi ndonëse ishte në bankën rezervë.

Exit mobile version