Interi e ka mposhtur shumë thellë skuadrën e Cërvena Zvezdës të martën mbrëma. Skuadra italiane mposhti 4:0 skuadrë serbe të futbollit në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.
Serinë e golave e hapi turku Hakan Çalhanoglu. Ai shënoi gol në minutën e 11-të. Ishte goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë, Interi shënoi tre gola të tjerë për fitoren e thellë, 4:0. Marko Arnautoviq shënoi për 2:0 në minutën e 59-të, kurse Lautaro Martinez realizoi gol për 3:0 në minutën e 71-të. Dhjetë minuta më vonë Mehdi Taremi shënoi nga penalltia për ta vulosur fitoren shumë të thellë ndaj ekipit serb të Beogradit.
Më 23 tetor, Interi luan në udhëtim ndaj Young Boysit, kurse Zvezda ndaj Monacos në Francë.