Kristjan Asllani është futur në sezonin e tij të tretë tek Interi, por pavarësisht kësaj, minutat për shqiptarin po vazhdojnë të jenë të pakta.
Në merkaton e ardhshme të dimrit ose atë të verës, skuadra zikaltër mund të ndahet nga mesfushori.
Sipas raportimeve nga mediat pranë Interit, klubi po planifikon të ofrojë Asllanin në shkëmbim te Lazio, për të marrë shërbimet e mesfushorit Matteo Guendouzi.
Francezi pëlqehet shumë nga drejtuesit e zikaltër, të cilët duan ta afrojnë në ekip.
Futja e Asllanit në pako, mund të joshë Lazion, për të hequr dorë nga një prej lojtarëve të tyre kryesorë.
Asllani me skuadrën nga Milano ka kontratë deri në verën e vitit 2028.