Interi ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serie A.
Neroazurët mposhtën Genoan me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm e shënoi D’Ambrosio në minutën e 88-të.
Në ndeshjen tjetër Lazio mposhti Hellas Veronën me rezultat 3-0.
Dy gola në këtë ndeshje i shënoi Imobile dhe një Adam Marusic.
Interi mbetët në pozitën e tretë me 16 pikë, ndërsa Lazio në pozitën e katërt me 13 pikë.