Interi gjatë verës arriti të bëjë një treg të transferimeve të mirë, ku afroi në skuadër shumë lojtarë cilësor.
Në mesin e tyre ishin edhe Stefan De Vrij dhe Kwadwo Asamoah që iu bashkuan skuadrës së lojtarë të lirë.
Sipas Tuttosport, drejtori sportiv Piero Ausilio tashmë ka filluar të punojë që të sjellë në skuadër lojtarë tjerë me parametra zero.
Në listë janë dy lojtarë të mëdhenj, bëhet fjalë për Hector Herreran, të cilit i skadon kontrata në verën e 2019.
Gjithsesi zikaltrit nuk do ta kenë të lehtë të sigurojnë shërbimet e këtyre do lojtarëve pasi për Herreran dhe Martialin kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha.
Nuk duhet harruar se sulmuesi francez ishte vitin e kaluar pranë Interit pasi ishin Djajtë e Kuq që e ofruan në një marrëveshje të mundshme për Ivan Perisicin. /Telegrafi/